Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe shënjestra

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe shënjestra

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka zbardhur akuzat ndaj katër personave të akuzuar për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kiminal, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera të rënda. Bëhet fjalë për shtetasit Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani që dyshohet se i shërbenin bandës së Safet Bajrit dhe Aleksandër Prendin. Ky i fundit ishte shënjestër e një atentati të dështuar në gusht të vitit 2024. Sipas SPAK,  Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, i përfshirë në veprimtari kriminale, si: kryerje e veprave penale të dhunshme, tentativë për vrasje, mbajtje dhe përdorim të armëve të zjarrit si dhe përfitim të të ardhurave pa origjinë të ligjshme. Të pandehurit Izmir Sakicaj dhe...