Plagosje me thikë në Vlorë, autori ende në arrati

Plagosje me thikë në Vlorë, autori ende në arrati

Një 23-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku 23-vjeçari me inicialet GJ. I. është plagosur me thikë. Pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit, i shoqëruar nga Policia, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Autori i sulmit ende nuk është identifikuar. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plagosjes. Dëshmia e 23-vjeçarit pritet të merret pas kryerjes së ndihmës mjekësore.