Plagosje me thikë në Shëngjin, i riu përfundon në spital

Plagosje me thikë në Shëngjin, i riu përfundon në spital

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës thikë në zonën e Shëngjinit. Ngjarja është regjistruar në rrugën e Kunës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në plagosjen e tij. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. Njoftimi: Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë. Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i...