Plagosja 22 – vjeçarit në Kurbin/ 47-vjeçari shpallet në kërkim pasi mori edhe makinën e të riut

Plagosja 22 – vjeçarit në Kurbin/ 47-vjeçari shpallet në kërkim pasi mori edhe makinën e të riut

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 25 korrik 2026 në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar. Si rezultat i hetimeve, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe nën drejtimin e Prokurorisë, kanë shpallur në kërkim shtetasin K. N., 47 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit V. P., 22 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Sipas hetimeve, 47-vjeçari dyshohet se ka qëlluar 22-vjeçarin në këmbë, duke e plagosur. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, pas plagosjes, autori është larguar nga vendi i...