Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

Një 22-vjeçar u arrestua sot në Shëngjin, pasoi 3 vite më parë në bashkëpunim me vëllanë, plagosi rëndë një shtetas. Gazetari Igli Çelmeta raporton se bëhet fjalë për shtetasin Gabriel Marku. I riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën “arrest në burg” për “plagosje të rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim për krim kundër personit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetje Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në Shëngjin, shtetasin e akuzuar, G. M., 22 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin”, thuhet në njoftimin e Policisë. 22-vjeçari...