Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes të natës, arrestohet 19-vjeçari, sekuestrohet pistoleta që mbante pa leje

Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes të natës, arrestohet 19-vjeçari, sekuestrohet pistoleta që mbante pa leje

Një 19-vjeçar i identifikuar si Rigers Sylaj është vënë në pranga pasi plagosi aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij 17-vjeçar. Në pranga kanë rënë edhe dy të tjerë, të cilët dyshohet se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e 19 vjeçarit. Ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se arma nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht, duke plagosur 17-vjeçarin. Gjithashtu, policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë që 19-vjeçari posedonte pa leje. 17-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Rreth orës 01:40, pas njoftimit se në rrugën “Berit Beker”...