Marrëveshja me SHBA-në në Kushtetuese, PD: Shtatë shkelje nga parlamenti. PS: Respektuam rregullat

Marrëveshja me SHBA-në në Kushtetuese, PD: Shtatë shkelje nga parlamenti. PS: Respektuam rregullat

Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-në për forcimin e kapaciteteve të forcave të armatosura. Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi sqaroi se procedura e ndjekur gjatë seancës të së hënës është në shkelje të kushtetutës. “Kërkuam respektimin e afateve kushtetuese, të drejtën e deputetëve për tu njohur me atë që do të votonin. Opozita e ka bërë të qartë se e mbështet në parim këtë marrëveshje se i shërben interesit strategjik të Shqipërisë për të modernizuar FA dhe për të përmbushur detyrimet që burojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Duhet të ishte model i respektimit të kushtetutës, transparencës dhe debatit parlamentar”, tha Bardhi. Sipas Bardhit, gjatë seancës janë...