Balluku të premten në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja e hetimeve me tre muaj

Balluku të premten në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja e hetimeve me tre muaj

Ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Ballukut, i duhet të paraqitet në SPAK të premten, 31 korrik. Prokuroria e Posaçme, pritet t’i komunikojë zgjatjen e hetimeve që po kryhen ndaj saj edhe me tre muaj, konkretisht deri në tetor. Këtë të mërkurë, e njëjta gjë iu komunikua edhe Erald Elezit të KESH dhe Gentjan Gjylit të ARRSH. Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa hetohet për korrupsion dhe pastrim parash.