“SPAK-u la të lirë Ermal Beqirin”, PD thotë se biznesmeni pilotonte avionët e tij pa asnjë pengesë në Europë
Partia Demokratike akuzon Prokurorinë e Posaçme se nuk po heton siç duhet biznesmenin Ermal Beqiri, i cili është i përfshirë në dosjen e “AKSHI-t”. Në një deklaratë për mediat, Belind Këlliçi, teksa postoi disa foto të avionëve që sipas tij i përkasin Beqirit, shprehet se ai ka fluturuar i lirë me to, ndërsa SPAK nuk ka marrë asnjë masë. “Ermal Beqiri u arrestua teksa pilotonte avionin e tij personal, që është pikërisht ky avion që shihni në këtë foto dhe që mbart logon Soft Solution. Ky avion është në pronësi të kompanisë Fly Solution, të regjistruar nga Ermal Beqiri në Slloveni. Foto që shihni në ekran, është foto e ëebsite të kësaj kompanie”, tha Këlliçi. Sipas opozitës, këto mjete duhet të ishin sekuestruar me kohë,...
Burimi:
vizionplus.tv