Zjarri në shtëpinë në Shkodër, reagon Policia: Ka humbur jetën nëna me dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç

Zjarri në shtëpinë në Shkodër, reagon Policia: Ka humbur jetën nëna me dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Bashkinë Shkodër. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. gijotina.com/