Plagoset efektivi në Shkozë, grupi hetimor kreh zonën, detajet e para nga Policia
Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Shkozës pak pas mesnatës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se polici, i identifikuar me inicialet A.K., ka qenë jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes dhe dyshohet se është përfshirë në një konflikt, rrethanat e të cilit ende nuk janë bërë të ditura. Policia ka bërë me dije se efektivi ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit/ëve. Po ashtu, në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave...
Burimi:
javanews.al