Pjesë e trafikimit të 50 tonëve kokainë! Zbulohet FOTOJA e “Fantazmës së drogës”
Fotoja e Armando Pacanit, i cili është një prej emrave më pak të njohur për publikun shqiptar, por që sipas SPAK ndodhet në qendër të një prej hetimeve më të mëdha për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, është zbuluar për herë të parë. Pacani është mes 10 personave për të cilët SPAK ka firmosur urdhër-arrest në kuadër të një operacioni ndërkombwtar për goditjen e krimit të organizuar. Sipas hetimeve, grupi kriminal ku ai dyshohet se kishte rol drejtues ka operuar gjatë viteve 2019-2021 në Amerikën Latine dhe Europë, duke trafikuar sasi të mëdha kokaine drejt tregjeve europiane. Hetimi i SPAK, i zhvilluar për më shumë se dy vjet në bashkëpunim me autoritete të huaja, ka dokumentuar pesë episode të trafikimit të kokainës, ku janë sekuestruar...
Burimi:
ntv.al