PSG-Aston Villa, sa shumë dilema për Emery dhe Luis Enrique para finales së Superkupës

PSG-Aston Villa, sa shumë dilema për Emery dhe Luis Enrique para finales së Superkupës

Pas pak më shumë se një muaji nga triumfi i Spanjës në finalen e Botërorit 2026, rikthehet spektakli i futbollit ndërkombëtar. Në “Red Bull Arena” të Salzburgut, PSG dhe Aston Villa përballen sonte për Superkupën e Europës, në ndeshjen që shënon zyrtarisht nisjen e sezonit të ri. PSG, kampionët në fuqi të Europës, fituan trofeun një vit më parë ndaj Tottenham me penallti, ndërsa Aston Villa vjen si fituese e “Europa League”. Arbitër do të jetë somalezi Omar Artan. Luis Enrique ka grumbulluar edhe Bradley Barcola, pavarësisht zërave për një transferim te Liverpool. Disa titullarë si Hakimi, Dembélé, Doué dhe Fabian Ruiz janë në dyshim për shkak të gjendjes fizike. Formacioni i mundshëm: Safonov; Zabarnyi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Dro; Mbaye, Mayulu,...