Superkupa e Europës, UEFA mban në fuqi rregullin pa kohë…shtesë

Superkupa e Europës, UEFA mban në fuqi rregullin pa kohë…shtesë

PSG, kampinia e UEFA Champions League dhe Aston Vila fituese e Europa League, sot në përballjen e Austrisë për trofeun e parë sezonal të UEFA-s. Nëse rezultati është i barabartë në fund të 90 minutave, të dy ekipet nuk do të luajnë kohë shtesë dhe do të kalojnë direkt në gjuajtjet e penalltive. Ky rregull ishte zbatuar tashmë në edicionin e kaluar, të cilin PSG e fitoi kundër Totenham nga pika e bardhë. Kështu edhe për sot (21:00) rregulloret e UEFA-s mbeten të pandryshuara dhe përcaktojnë qartë se nuk do të luhet kohë shtesë nëse rezultati është i barabartë në fund të kohës së rregullt./Sportiim.al/ Post navigation