Pjesë e grupit kriminal të Luçiano Koçekut, vetëdorëzohet Erjon Rama, nipi i ‘Mirit të Xhikes’

Pjesë e grupit kriminal të Luçiano Koçekut, vetëdorëzohet Erjon Rama, nipi i ‘Mirit të Xhikes’

Erjon Rama, një nga personat e akuzuar si pjesë e grupit kriminal të Luçiano Kuçekut është vetëdorëzuar këtë të enjte. Ndaj tij ishte lëshuar masë “arrest në shtëpi”, ndërkohë që vetëdorëzimi ka ndodhur sot në Tiranë. SPAK lëshoi masa sigurie ‘arrest me burg’ për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama, në kuadër të operacionit u zhvillua për goditjen e grupit të strukturuar kriminal që drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku. Dy vëllezërit Rama janë nipat e “Mirit të Xhikes” ose Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Ata dyshohet se pastronin paratë e grupit kriminal. Pasuritë e sekuestruara të Erjon dhe Adrian Ramës: 7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga...