Pesë të arrestuarit për Masakrën e ‘Reçakut II’ ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Pesë të arrestuarit për Masakrën e ‘Reçakut II’ ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje në një konferencë për media lidhur me arrestimin e pesë personave të dyshuar për krime lufte në Reçak. Prokurori Ilir Morina, ka thënë se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për rastin e Reçakut dhjetorin e vitit të kaluar, porse ka shtuar se nuk kanë përfunduar hetimet. Ai ka deklaruar se në hetimet që kanë zhvilluar këto muaj, kanë identifikuar disa persona që kanë qenë pjesë e njësive të posaçme të Policisë së Serbisë në atë kohë që kanë marrë pjesë në aksionin e 5 janarit të vitit 1999 në Reçak. “Pasi kemi siguruar prova të mjaftueshme dhe kemi konsideruar se ekziston dyshimi i bazuar lidhur me këta persona dhe kemi bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në...