Përplasje e fortë mes 2 automjeteve në Tunelin e Llogarasë, dy drejtuesit dërgohen në spital

Përplasje e fortë mes 2 automjeteve në Tunelin e Llogarasë, dy drejtuesit dërgohen në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tunelin e Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” mes tyre, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 drejtuesit. Policia njofton se, automjeti i parë është një BMW me targa angleze AK20DHU, i drejtuar nga shtetasi R K,  i datëlindjes 24.10.1996, banues në Vlorë. Automjeti i dytë është një Volvo me targa AA715ZI, i drejtuar nga shtetasi S G , i datëlindjes 13.06.1986, banues në Tiranë. Të dy drejtuesit e plagosur, kanë dëmtime shembje në trup dhe po marrin trajtim spitalor.