Përplasja që i mori jetën shqiptarit, prokuroria italiane urdhëron kryerjen e autopsisë
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 42-vjeçarit shqiptar Xhevdet Bakushi dhe 69-vjeçarit Agostino Lagnese nga Francolise, të cilët humbën jetën në një aksident fatal më 19 korrik në rrugën shtetërore Appia, mes daljes së autostradës së Capuas dhe Pignataro Maggiore, në komunën e Pastoranos. Zëvendësprokurorja Oriana Zona i ngarkoi ekspertizën mjekut ligjor Valerio Mastrioianni, i cili kreu ekzaminimin e trupave për të përcaktuar shkaqet dhe kohën e vdekjes, si dhe mjetet që e shkaktuan atë. Në procedurë morën pjesë edhe familjarët e viktimave. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:50 të datës 19 korrik, kur një mjet tip Piaggio Porter dhe një Fiat Stilo u përplasën me forcë, duke përfunduar në mes të karrexhatës. Si pasojë e goditjes, një...
Burimi:
syri.net