Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në Rrugën e Arbrit, një viktimë dhe disa të plagosur (EMRAT)
Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në Rrugën e Arbrit, në segmentin Qafë Buallë-Klos. Vizion Plus mëson se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” në fshatin Plan i Bardhë. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri në njërën nga automjetet e përfshira në aksident, i identifikuar si Halil Gjashi, rreth 60 vjeç. Bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur dy shoferët, Xhoni Sallaku dhe Sajmir Cecja, si dhe pasagjerët e tjerë. Tre nga të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv