Përplasen dy automjete, plagosen gruaja dhe fëmijët
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në unazën e Patosit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë lënë të lënduar disa persona. Sipas informacioneve paraprake, pjesë në aksident janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një tjetër tip “Citroen”. Nga përplasja e fortë kanë mbetur të lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”. Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë mundësuar transportimin e të lenduarve drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Burimi:
ntv.al