Përplasen 6 automjete pranë Pikës Kufitare të Morinës, mes të plagosurve një fëmijë dhe një grua shtatzënë

Përplasen 6 automjete pranë Pikës Kufitare të Morinës, mes të plagosurve një fëmijë dhe një grua shtatzënë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare të Morinit, ku janë përfshirë gjashtë automjete. Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Mes tyre ndodhen edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë të shtatzënisë. Të plagosurit janë transportuar me autoambulanca për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur gjendjen shëndetësore të të lënduarve. Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e parë të...