Përndiqte ish të dashurën edhe 17 vite pas ndarjes, përfundon në gjyq polici
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a prg.2 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 295 të vitit 2025 rezultoi e provuar se, në datën 10.02.2025, shtetësja L.C., ka bërë kallëzim ndaj shtetasit A.M, me detyrë punonjës policie, me të cilin ka pasur një lidhje prej 17 vitesh dhe është ndarë në vitin 2024. Shtetasi A.M. gjatë kësaj periudhe me anë të veprimeve të përsëritura ka ngacmuar të kallëzuarën me anë të komunikimit telefonik por edhe fizik duke i ushtruar presion psikologjik, duke i shkaktuar një gjendje e vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake....
Burimi:
javanews.al