Përgjimet për drogë në Sarandë çojnë në ndalimin e oficerit të policisë nga AMP
Përgjimet për drogë në Sarandë çojnë në ndalimin e oficerit të policisë për korrupsion pasiv. Një oficer i policisë gjyqësore në Sarandë është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pasi dyshohet për përfshirje në veprimtari korruptive gjatë hetimit të një çështjeje për narkotikë. Sipas komunikatës së Prokurorisë Sarandë, bëhet fjalë për shtetasin Edmond Ruçi, oficer në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit rëndon dyshimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal. Ndalimi i tij erdhi në vijim të hetimeve për procedimin penal nr. 305, datë 19.05.2026, i regjistruar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2...
Burimi:
shkodraweb.com