Përfshihet nga flakët tarraca e një dyqani në Rrugën e Kavajës
Një incident zjarri është regjistruar këtë të premte në një prej zonave kryesore të kryeqytetit. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se flakët kanë përfshirë tarracën e një dyqani të ndodhur në Rrugën e Kavajës. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e shpëtimit kanë ngritur perimetrin e sigurisë dhe kanë nisur operacionin për izolimin e vatrës dhe neutralizimin e rrezikut. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që situata është nën kontroll. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv