Përfshihet nga flakët ‘Benzi’ në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para
Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje teksa ka marrë zjarr, fatmirësisht drejtuesi ka arritur të dalë në kohë pa u dëmtuar. Forcat e MZSH Pogradec kanë mbërritur për të shuar flakët, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt në sistemin elektrik të mjetit.
Burimi:
syri.net