Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Korçë–Ersekë, shpëton drejtuesi

Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Korçë–Ersekë, shpëton drejtuesi

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në afërsi të Qafës së Qarrit. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Benz” ka marrë zjarr gjatë lëvizjes dhe është djegur pothuajse plotësisht. Drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, pa pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe fikjen e flakëve. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ka nisur veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.