Pasi i vidhte motomjetet, i çmontonte dhe i shiste! Vihet në pranga autori i 6 rasteve në Tiranë

Pasi i vidhte motomjetet, i çmontonte dhe i shiste! Vihet në pranga autori i 6 rasteve në Tiranë

Është vënë në pranga nga policia këtë të premte një 33-vjeçar, pasi dyshohet se është autor i 6 rasteve të vjedhjes së disa motomjeteve në Tiranë. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Ermond Gjina 33 vjeç, i cili çmontonte pjesët e motomjeteve të vjedhura dhe i shiste. Ndërkohë, është proceduar penalisht një 39-vjeçar, pasi dyshohet se ka përvetësuar nga i arrestuari motomjet dhe pjesë motomjetesh të vjedhura. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve për vjedhjen e disa motomjeteve, kanë finalizuar operacionin policor “Remove”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:     -E. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë.   Nga hetimet dyshohet se ky shtetas vidhte motomjete me...