Pas tritolit në banesë, fundi i arratisë për Ylli Zallën! I shumëkërkuari bie në prangat e RENEA-s
Merr fund arratia e Ylli Zallës, 49-vjeçarit të shpallur në kërkim nga uniformat blu. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka ndarë pamjet nga arrestimi i Zallës në Krujë. Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. Njoftimi i Ministrisë Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është...
Burimi:
javanews.al