Pas homazheve në Pogradec, përcillet për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli

Pas homazheve në Pogradec, përcillet për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli

Pas homazheve të mbajtura sot në Qendrën Kulturore të Pogradecit, trupi i policit hero të rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, përcillet drejt banesës së fundit. Ai do të prehet në varrezat e fshatit Blacë, në vendlindje, pas kërkesës së familjes së tij dhe refuzimit për t’u varrosur në Varrezat e Dëshmorëve. Enea Mekolli do të varroset pranë vëllait të tij, po ashtu efektiv policie, i cili humbi jetën një vit më parë nga një sëmundje e rëndë.