Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…
Është dorëzuar në gjykatë kërkesa për rregullimin e ndërgjyqësisë pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka paditur edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë në lidhje me çështjen për emërimin e Prokurorit Ols Dado. KLP i ka bërë parashtrimet gati si palë e paditur dhe seanca do të vijojë normalisht. KLP thekson se vazhdojnë që t’i qëndrojnë kërkesës së tyre që të mos legjitimohen palët dhe gjykata të marrë një vendim për këtë. Ndërkohë, kryebashkiaku thekson se KLP duhet të bënte transparencë. “I nderuar gjyqtar, ju falënderoj për fjalën por kjo vjen pas një shqetësimi, me vendimin e ndërmjetëm, prisja të kishte transparencë. Ky proces ka lulëzuar në errësirë. KLP duhet të mbronte gazetarët, të mbronte veten e vet. KLP ka kthyer një përgjigje se kush...
Burimi:
javanews.al