Pas 7 orësh seancë, Gjykata jep vendimin për 4 drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë
Pas 7 orësh seancë, Gjykata jep vendimin për 4 drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë. Pas një seance gjyqësore që zgjati rreth shtatë orë, Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin për masat e sigurisë ndaj katër drejtuesve të Komisariatit të Policisë Sarandë. Prokuroria, e përfaqësuar nga prokuroret Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho, kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për një afat 45-ditor ndaj Gëzim Bashllari dhe Robert Culli, periudhë gjatë së cilës organi i akuzës pritet të paraqesë prova shtesë mbi të cilat mbështeten akuzat. Ndërkohë, për Ajdin Islamaj dhe Andi Duro u kërkua masa “arrest në shtëpi”. Gjatë zhvillimit të seancës, avokatët mbrojtës kundërshtuan kërkesat e Prokurorisë, duke argumentuar se arrestimet e klientëve të tyre janë të paligjshme dhe të...
Burimi:
shkodraweb.com