Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit
Pas gjashtë ditësh përpjekjesh intensive, autoritetet kanë bërë të mundur këtë të hënë, 3 gusht, vënien nën kontroll të vatrës aktive të zjarrit në zonën pyjore të Dardhës, në kufi me Sopotin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme mjedisore, duke përfshirë sipërfaqe të tëra me shkurre, pisha dhe dru pyjorë. Për shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ishte e pamundur në pjesën më të madhe të zonës, ndaj efektivët u detyruan të punonin për ditë me radhë me mjete krahu, deri në izolimin dhe vënien nën kontroll të plotë të flakëve. Megjithatë, rreziku mbetet ende i lartë për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, të cilat mund të favorizojnë riaktivizimin e...
Burimi:
javanews.al