Pamjet/ Pas të nxehtit përvëlues, Elbasani përfshihet nga një stuhi e fortë

Pamjet/ Pas të nxehtit përvëlues, Elbasani përfshihet nga një stuhi e fortë

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të territorit të bashkive të tjera të qarkut, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të fuqishme. Reshjet nisën rreth orës 14:50 dhe, brenda pak minutash, u shndërruan në një mot ekstrem, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve. Në zonat kryesore të qytetit, rrugët janë mbuluar nga sasi të mëdha uji, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi shumë të ulët për shkak të mungesës së dukshmërisë dhe përmbytjes së akseve rrugore. Erërat e forta kanë shtuar rrezikun në disa zona, ndërsa moti i keq ka krijuar situata problematike në qarkullim dhe në jetën e përditshme të banorëve....