Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari në Vorë, autori dyshohet se u largua me një automjet
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, ngjarje e ndodhur në Bërxullë të Vorës. Mësohet se, grupi hetimor është rikthyer sërish në vendin ku ndodhi krimi, teksa vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Sipas burimeve hetimore, 50-vjeçari dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri pas mesnatës, pikërisht në momentin kur po kthehej drejt banesës së tij. Plumbat kanë rezultuar fatal, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Hetuesit dyshojnë se autori i këtij krimi të rëndë ka vepruar i vetëm. Ndërkohë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë të sekuestruara në zonë, ka rezultuar se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Burimi:
ntv.al