Operacioni ‘Whisper’, vazhdim i dosjes ‘Ura’: Antimafia italiane godet rrjetin ndërkombëtar të drogës, Shqipëria vendi furnizues i drogës

Operacioni ‘Whisper’, vazhdim i dosjes ‘Ura’: Antimafia italiane godet rrjetin ndërkombëtar të drogës, Shqipëria vendi furnizues i drogës

Një megaoperacion i Drejtorisë Investigative Antimafia (DIA) italiane ka goditur dy organizata të fuqishme kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, duke ekzekutuar 23 masa sigurie, prej të cilave 21 në burg dhe 2 në arrest shtëpie, në provincat Leçe, Brindizi, Bari, Romë, Vibo Valentia dhe Matera. Operacioni është koduar “Whisper” (Pëshpërima), emër që lidhet me mënyrën tepër të kujdesshme me të cilën anëtarët e grupeve komunikonin mes tyre. Operacioni, i koduar “Whisper”, është rezultat i një hetimi të zhvilluar nga Prokuroria Antimafia e Leçes nga viti 2022 deri në 2025, por që, sipas autoriteteve italiane, buron drejtpërdrejt nga operacioni “Ura”, hetimi i përbashkët mes DIA-s së Barit dhe SPAK-ut në Shqipëri, i zhvilluar nga shtatori 2021 deri në qershor 2022. Një nga operacionet...