Operacion antidrogë në Dibër, zbulohet parcela me mbi 1000 bimë kanabis
Një parcelë me më shumë se 1000 bimë të dyshuara narkotike është zbuluar në Dibër, ndërsa dy persona kanë rënë në prangat e policisë. Operacioni antidrogë i koduar “Deja” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Matit dhe Kamzës. Gjatë kontrolleve në terren dhe monitorimit me dronë nga ajri, në zonën e njohur si “Liqeni i Lukanit”, në një pronë publike në territorin e Bashkisë Dibër, policia zbuloi një parcelë të kultivuar me 1121 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Në momentin e ndërhyrjes, në flagrancë u arrestuan shtetasit me inicialet A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, Bashkia Mat. Bimët narkotike të...
Burimi:
ntv.al