Nxirren edhe dy turistët e tjerë të bllokuar në kanionin e Gjipesë

Nxirren edhe dy turistët e tjerë të bllokuar në kanionin e Gjipesë

Pas rreth tetë orësh operacion intensiv kërkim-shpëtimi, është bërë e mundur nxjerrja nga Kanionet e Gjipesë edhe e dy turistëve polakë që kishin mbetur të bllokuar. Ekipet në terren arritën të nxirrnin dy prej turistëve fillimisht me helikopterin e FA rreth orës 20:00 ndërsa në orën 23:00 u arrit të nxirreshin dhe dy turistët e tjerë, një prej të cilëve kishte pësuar dëmtime dhe mori ndihmën e parë mjekësore. Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, mesditën e së dielës. Ata kishin dalë për të eksploruar në terrenin e vështirë të Gjipesë, kur papritur ranë në një greminë, ku një prej tyre pësoi edhe fraktura. Pas lëshimit të alarmit SOS, menjëherë drejt vendit u nisën stacioni i policisë së Dhërmiut dhe njësia e zjarrfikëses...