Nuk e lejonin të takohej me vajzat e tij pas divorcit me gruan, si autori vrau ish-kunatin dhe ish-vjehrrin
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin ndaj Besnik Pjetrit, i dyshuar si autor i vrasjes së ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 gusht 2022, pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari dyshohet se kishte zënë pritë duke pritur kthimin e tyre në shtëpi. Babë e bir, Pjetër dhe Gentjan Përjaku, ishin kthyer nga Italia ku jetonin prej vitesh, pasi kishin marrë pjesë në një dasmë në vendlindje. Ish-dhëndri kishte ndjekur lëvizjet e tyre dhe sapo ata mbërritën në banesë iu afrua dhe hapi zjarr me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend. Dyshohet se krimi i rëndën ka ndodhur nga konfliktet e vazhdueshme që ai kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e...
Burimi:
ntv.al