“Njëra rrihte nënën e vet, tjetra kishte të atin në burg për dhunë në familje”

“Njëra rrihte nënën e vet, tjetra kishte të atin në burg për dhunë në familje”

Ngjarja e rëndë e ndodhur së fundmi në qytetin e Fierit, ku një e mitur u dhunua barbarisht nga disa bashkëmoshatare të saj, ka marrë përmasa edhe më tronditëse pas zbulimit të detajeve të reja. Gazetarja Laureta Roshi, në një prononcim për “Radar Media”, ka hedhur dritë mbi jetën problematike dhe të shkuarën e vajzave abuzuese, duke zbuluar një realitet të hidhur familjar dhe social pas atij akti të dhunshëm. Sipas gazetares, përtej mungesës së reagimit nga shkollat për shkak të pushimeve verore, problemi i vërtetë qëndron te mungesa e theksuar e trajtimit psikologjik dhe pasojat e familjeve të shkatërruara. Ajo shpjegoi se këto vajza kanë gjetur “ngushëllim” te njëra-tjetra duke krijuar një grup me halle të ngjashme, të cilat variojnë nga prindër në emigracion...