Një tjetër oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë bie në prangat e AMP

Një tjetër oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë bie në prangat e AMP

Një tjetër oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë bie në prangat e AMP. Në Komisariatin e Sarandës janë ekzekutuar urdhra të rinj ndalimi në kuadër të operacionit që po zhvillohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.     Burime paraprake bëjnë me dije se deri tani është ndaluar nënkomisari Edmond Ruçi, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.   Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në vijim të ketë detaje të tjera lidhur me hetimin dhe persona të tjerë të përfshirë.   VIJON…