Nën efektin e alkoolit tentoi të përplaste disa persona, arrestohet shkodrani
Një person është ndaluar në Shkodër, i akuzuar për veprën penale “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë. Bëhet me dije se personi me inicialet S.D u ndalua pas ngjarjes së ndodhur më 7 qershor, kur pas një konflikti dhe nën efektin e alkoolit, ai ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke u rrezikuar jetën. Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale nga policia, por pas hetimeve të thelluara dhe publikimit të një videoje në media, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Burimi:
javanews.al