Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se për një vit iu referuan dhomave penale në gjykata 961 të mitur që kishin statusin e të pandehurit. Një ndër adoleshentet që u procedua ishte ajo e klientes së avokatit Lorenc Danaj, e cila kishte statusin edhe të të akuzuarës, edhe të viktimës. Gjimnazistja u përfshi në përleshje masive mes vajzash pas një mosmarrëveshjeje me bashkëmoshataret për simbolin e zemrës që e kishte klikuar në Instagramin e të dashurit të njërës prej tyre. “Ka qenë i njëjti rast, konflikt i lindur përmes Instagramit, i cili ka pasuar me veprime dhune të mëpasme me njëra-tjetrën. Nuk ka fokusuar në ndërgjegjësimin në gjykatë dhe situata ngelët shqetësuese për këto grupmosha”, tha avokati Lorenc Danaj. Ndërkohë Top Channel e...