Në burg prej 2 vjetësh, lirohet ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka

Në burg prej 2 vjetësh, lirohet ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka

Apeli i Posaçëm liroi nga qelia ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i cili mbahej në burg që prej qershorit të vitit 2024. Vendimi u dha nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pasi dëgjoi avokatin mbrojtës të Zarkës dhe prokurorin e çështjes, që kërkuan lirimin e tij nga qelia, vendosi të pranojë kërkesën. Lirimi pasi ish-drejtuesi i Prokurorisë Vlorë ka përfunduar shlyerjen e dënimit. Zarka u dënua me 4 vite burg për “korrupsion” dhe “ndikim të paligjshëm” në çështjen e njohur si Toyota Yaris, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Hetimi për dosjen e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’...