Ndihmoi të kalonin kufirin disa shtetas me këmbë drejt Greqisë, kapet në flagrancë 19-vjeçari

Ndihmoi të kalonin kufirin disa shtetas me këmbë drejt Greqisë, kapet në flagrancë 19-vjeçari

Një 19 vjeçar u kap në flagrancë nga Sherbimet Policore të Kufirit në afërsi të Qafë Botës në tentativë trafikimi. 19 vjeçari Anton Leke, banor i Vrinës, bashkia Konispol, u kap në orën 05:00 të mëngjesit të së martës në tentativë për të kaluar me këmbë përmes kufirit të gjelbër, 6 shtetas, dy gra, një nga Lushnja dhe një nga Fieri si dhe 4 fëmijë të tyre, duke qenë se këta ishin pa dokumenta. Në afërsi të Qafë Botës këta shtetas ishin sjellë me makinë nga Fieri ku atje priteshin nga 19 vjeçari nga Vrina, ku ky i fundit u kap në flagrancë. Shtetaset dy gratë kanë treguar se kush i kish sjellë dhe se ishin pa dokumenta. Gjithashtu është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit...