Ndërtoi pa leje në Kepin e Rodonit kur ishte në detyrë, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Ardian Halili

Ndërtoi pa leje në Kepin e Rodonit kur ishte në detyrë, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Ardian Halili

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale ndaj ish-kryeinspektorit të IMT-së, Ardian Halili, ndaj të cilit rëndojnë akuzat “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërsa Saimir Mezja, me profesion jurist dhe aktualisht inspektor në IMT Durrës, akuzohet për shpërdorim detyre. Nga hetimet ka rezultuar se ish-kryeinspektori i IMT-së, Halili, kishte ndërtuar pa leje kompleksin luksoz “Saint Michelle Rezidence”, i cili u shemb më pas nga IKMT-ja. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është evidentuar se në subjektin “Saint Michelle Rezidence”, të ndodhur në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës, në të djathtë të rrugës, në anën veriore gjendet një objekt dykatësh, ku në pjesën e sipërme shërben si bar-restorant funksional, ndërsa në pjesën e poshtme vërehen disa dhoma akomodimi...