Motra e Xhuana Nikollaj mesazh rrëqethës: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës
25-vjeçarja Xhuana Nikollaj, e cila dyshohet se i dha fund jetës pas dhunës së ushtruar nga ish-partneri i saj, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike dhe hetimeve. Dy muaj pas ngjarjes tragjike, motra e saj, Silvana Nikollaj, ka dërguar një letër prekëse ekskluzivisht për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSh, ku kërkon drejtësi dhe transparencë nga institucionet. Në mesazhin e saj, Silvana shpreh dhimbjen e familjes për humbjen e Xhuanës, duke theksuar se prindërit e tyre janë shkatërruar nga kjo tragjedi. Familja kërkon që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe apelon që ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, të arrestohet sa më shpejt dhe të përballet me drejtësinë për dhunën e pretenduar ndaj 25-vjeçares. Letra e plotë e motrës së Xhuanës: “Për...
Burimi:
javanews.al