Morën peng një person për shkak të borxhit, ndalohen dy të dyshuarit në Vlorë

Morën peng një person për shkak të borxhit, ndalohen dy të dyshuarit në Vlorë

Dy persona të moshës rreth 30 vjeç kanë marrë peng mbrëmjen e djeshme një tjetër person në Vlorë. Burime të policisë bëjnë me dije se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një shumë monetare e marrë borxh nga personi i marrë peng. Sipas policisë ata dyshohet se kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij. Policia ka ndaluar dy të dyshuarit dhe po vijon marrjen në pyetje të tyre, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.