Morën peng biznesmenin, autorët “kyçin gojën” në gjykatë. Avokati: Shkak borxhi 60 mijë euro

Morën peng biznesmenin, autorët “kyçin gojën” në gjykatë. Avokati: Shkak borxhi 60 mijë euro

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Jurgen, Kevin dhe Hysen Nezën, të cilët morën peng dhe dhunuan biznesmenin nga Divjaka Florian Sula. Gazetari i A2CNN Igli Çelmeta raporton se të arrestuarit nuk kanë folur në sallën e gjyqit. Ndërsa avokati i tyre ka pretenduar se ata nuk e kanë marrë peng Sulën, por ky i fundit i kishte atyre një borxh 60 mijë euro dhe se e morën me automjet për t’u sqaruar lidhur me borxhin. Sipas avokatit, tre të arrestuarit kur kanë konstatuar se Florian Sula ka qenë në pamundësi financiare për t’i kompensuar shumën e parave e kanë lënë të lirë të largohej. Tre autorët, të cilët rezultojnë me precedentë të mëparshëm, kanë vëzhguar lëvizjet e 32-vjeçarit dhe më pas...