MONDIALI – Hakimi dërgohet në gjyq për përdhunim: “Jam një objektiv i lehtë. Tani më në fund do të mund të flas”
Achraf Hakimi, mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe ylli i kombëtares së Marokut, është dërguar zyrtarisht në gjyq me akuzën e përdhunimit të një gruaje 24-vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë publik. Vendimi për ta dërguar në gjyq u mor dje, ndërsa vetë futbollisti e bëri publik lajmin sot në mëngjes, sipas orës italiane, nëpërmjet një postimi në Twitter. Ngjarjet për të cilat akuzohet Hakimi datojnë në shkurt të vitit 2023, dhe hetimi ka zgjatur më shumë se tre vjet. Ky proces nuk përfundoi me shfajësimin e tij, siç priste futbollisti, pasi seksioni hetimor i Gjykatës së Apelit të Versajës (Yvelines) konfirmoi se lojtari i PSG-së do të gjykohet nga gjykata penale departamentale e Hauts-de-Seine. Në reagimin e tij të parë publik, Hakimi shprehu...
Burimi:
kohajone.com