Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës
Ky është momenti kur një militant i Sali Berishës hedh një bombë molotov në mes të turmës së protestuesve në tubimin e 8 majit. Tensionet dhe përplasja me efektivët e policisë u zhvendos pranë bllokut të ministrive, por akti skandaloz i këtij militanti është fakti se ai as nuk mendohet fare se ku duhet ta hedhë bombën e molotovit. Siç shihet në pamje, ai e ndez fitilin e lëndës plasëse dhe pa shikuar fare ambientin përreth, e fluturon bombën në mes të turmës me protestues e policë që janë në terren për të garantuar sigurinë. Ironia është se për të sulmuar të tijtë, ky militant përdor si mburojë makinën e Syri Tv.
Burimi:
javanews.al